Sigurimi i Përgjegjësisë

Sigurimi i përgjegjësisë luan një rol të rëndesishëm në ekonomi dhe shoqëri. Ai i mbron firmat nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje t’i paguajnë në mënyra të tjera dhe siguron një mekanizëm, nëpërmjet të cilit individët/Palet e treta perfitojnë kompensimin për dëmet e shkaktuara.

 

Sigurimi i Përgjegjësisë Publike

Sigurimi i Përgjegjësisë publike është një ndër investimet më tërëndësishme për sigurinë e të ardhmës së biznesit tuaj, tek bizneset e vogla, të mesme dhe bizneset e mëdha. Më poshtë janë disa ngarreziqet më të shpeshta që mbulohen nga ky sigurim:

  • Dëmtime trupore (përfshirë vdekjen, sëmundjen ose lëndimet) të/ose ndaj personave, (përgjegjësia publike);
  • Humbje ose dëmtime pasurore, (përgjegjësia publike);
  • Gabimet që mund të ndodhin gjatë ushtrimit të detyrës profesionale (përgjegjësia profesionale) etj.

K.S. “Kosova e Re” e kupton që biznesi juaj është unik dhe pëson ndryshime të vazhdueshme. Ne mund të përshtatim policën tonë
të sigurimit me nevojat tuaja.
Mëso më shumë se si funksionon sigurimi i përgjegjësisë, opsionet e mbulimit dhe informohuni se si mund të merrni një ofertë përmes kanaleve tona të distribuimit.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

Tek K.S. “Kosova e Re” mund të mbrojë biznesin tuaj dhe palët e treta nga një dëm i vogël deri në një humbje të madhe financiare. Planet e sigurimit të përgjegjësisë ndryshojnë nga polica në policë,por janë kategorizuar në përgjithësi si lloji i ngjarjes së papritur që çon deri në një humbje që është i siguruar.
PËR SHEMBULL:

  • Gjatë qëndrimit apo qarkullimit të palëve të treta tek hapësirat e biznesit tuaj ata mund të pësojnë lëndime trupore, (përgjegjësia publike);
  • Pronat që gjinden në afërsi te hapësirat e biznesit tuaj mund të dëmtohen gjatë procesit të punës tuaj, (përgjegjësia publike);
  • Punëtorët tuaj mund të bëjnë gabime gjatë ushtrimit të detyrës profesionale (përgjegjësia profesionale) etj.