Mbrohuni ndaj rreziqeve të objekteve në ndërtim

Polica e sigurimit ofron mbulimin nga të gjitha rreziqet për fazën e ndërtimit të objekteve dhe gjithashtu edhe për një afat garancie pas përfundimit të punimeve. Mbulimi përfshin si dëmet e pësuara nga i siguruari (kontraktuesi apo nënkontraktuesi i punimeve), ashtu edhe dëmet që i siguruari mund t’i shkaktojë palës së tretë. Objektet në ndërtim qe mund te sigurohen jane ndërtimi I shtëpive, banesave dhe deri në ndërtimin e objekteve të larta, urave të ndryshme etj.

Me anë të kësaj kontrate sigurohen:
• Vlera e punimeve,
• Makineritë,
• Heqja e mbeturinave,
• Përgjegjësia ndaj palëve të treta për dëmet trupore dhe materiale (përjashtuar të punësuarit).

Dhe më tepër, ky sigurim do të mbulojë edhe:
Dëmet që vijnë si rezultat i punimeve të kryera edhe për një periudhë 12 mujore, pas përfundimit të punimeve (Periudha e Mirëmbajtjes).