Mbroni me Sigurimin BBB & ECCP – Bankers Blanked Bond & Electronic Computer Crime

Sigurimi BBB & ECCP tek K.S. “Kosova e Re” mund të mbrojë bankën tuaj nga një dëm i vogël deri në një humbje të madhe financiare. Nëse ju jeni pronarë apo punoni në bankë, gjithmonë ju ekspozoni rreziqeve të tilla nga persona që mund të jenë të armatosur dhe të rrezikshëm apo hakerë.

Për Shembull:

  • Persona të armatosur mund të hyjnë dhunshëm në njërën prej degëve tuaja dhe të marrin dhunshëm të holla nga kasaforta juaj;
  • Kontot tuaja mund të sulmohen nga hakerët në mënyrë elektronike dhe të vjedhin shuma parash etj.

 

Çka Mbulon Sigurimi BBB & ECCP?

Sigurimi BBB & ECCP është një ndër investimet më të rëndësishme për sigurinë e të ardhmës së bankës tuaj. Më poshtë janë disa nga aspektet më të rëndësishme në biznesin tuaj tek sigurimi BBB & ECCP i cili ju mbron:

  • Ndërtesën tuaj;
  • Pandershmëria e të punësuarve;
  • Sigurimi i hapësirave – Vjedhja, qëllimet mashtruese, hyrje me thyerje, rrëmbim apo mbajtje peng e kryer nga individët që janë fizikisht prezent në hapësirë ku ndodhet prona, ose zhdukje e mistershme dhe e pashpjegueshme, ose që është dëmtuar, shkatërruar ose zhvendosur në çfarëdo forme dhe e shkaktuar nga cilido;
  • Sigurimi i parave në transit;
  • Falsifikimi apo ndryshimi;
  • Virusi Kompjuterik;
  • Bonot Elektronike etj.

K.S. “Kosova e Re” e kupton qe biznesi juaj është unik dhe pëson ndryshime konstante. Ne mund të përshtatim policën tonë te sigurimit me nevojat tuaja.

Mëso më shumë se si funksionon sigurimi BBB & ECCP, opsionet e mbulimit dhe informatat se si mund të merrni një ofertë përmes kanaleve tona të distribuimit.

 

Çka ju nevojitet të dini për Sigurimin BBB & ECCP?

Punonjësit e bankave janë të vetëdijshëm që një nga grupe të organizuara mund të bëjnë vjedhje të të hollave në shuma të konsiderueshme, falsifikime apo sulme hakerësh që mund të dëmtojë bankën në vlera të konsiderueshme.

Por me sigurimin BBB & ECCP ju keni siguruar mbështetje dhe ndihmë financiare për të mbuluar dëmet e ndodhura.