Mbroni automjetin tuaj me Sigurimin e Autopërgjegjësisë TPL dhe TPL+

Shpejtësi, vetëbesim, rahati dhe prestigj – të gjitha këto na jep vetura jonë. Është bërë pjesë integrale e jetës sonë moderne. Përderisa blejmë veturën që dëshirojmë që të funksionoj si duhet sa më gjatë, për këtë arsye edhe blejmë karburant dhe vaj të kualitetit të lartë dhe bëjmë kontrolle të veturës gjatë vitit.

Megjithatë, ka raste në jetën e përditshme kur nuk mund të mbrojmë veten nga humbjet dhe dëmet që ju shkaktohen makinave tona apo pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Ju mund të shpëtoni nga një ndjenjë e të mos qenit të pambrojtur me ndihmën e kompanisë së sigurimeve “Kosova e Re” e cila ofron një gamë të gjerë të sigurimeve ku ndër to është edhe sigurimi i Autopërgjegjësisë

Për Shembull:

  • Ju mund të goditni një veturë dhe të shpalleni fajtor në këtë rast K.S. “Kosova e Re” do të paguaj dëmet që ju i keni shkaktuar palës së tretë;
  • Ju mund të pësoni aksident dhe të shpalleni të pafajshëm, në këtë rast, nëse personi që ka shkaktuar aksidentin është i siguruar tek K.S. “Kosova e Re”, atëherë K.S. “Kosova e Re” do të ju paguaj për dëmin e shkaktuar ndaj jush;
  • Ju mund të goditni me veturë ndonjë person në rrugë gjatë ngasjes suaj të automjetit, në këtë rast K.S. “Kosova e Re” do të paguaj për lëndimet që ka pësuar personi i goditur.

 

Çka Mbulon Sigurimi i Autopërgjegjësisë TPL dhe TPL+?

  • TPL – të gjitha dëmet që ju si ngasës i veturës i shkaktoni palës së tretë në territorin e Kosovës apo të Shqipërisë;
  • TPL – të gjitha dëmet që ju si ngasës i veturës i shkaktoni palës së tretë jashtë territorit të Kosovës sipas përcaktimit të territorit në policë.

 

Çka ju nevojitet të dini për sigurimin Autopërgjegjësisë TPL dhe TPL+??

Pronarët e automjeteve janë të vetëdijshëm që një aksident mund të dëmtojë veturën dhe të pamundësoj përdorimin e veturës për një kohë të caktuar apo të ketë dëmtim total ku nuk mund të përdoret më vetura fare.

Por me sigurimin e Autopërgjegjësisë, nëse ju nuk jeni fajtor, ju keni siguruar mbështetje dhe ndihmë financiare për të riparuar veturën tuaj apo për të blerë veturë të re nëse keni pësuar dëm total për një kohë shumë të shkurtër.