Sigurimi Shëndetësorë

Vizioni ynë është që t’u ofrojmë individëve dhe bizneseve mundësinë për të bartur Rriskun tek ne. Produktet dhe shërbimet që ofrojmë përmbushin ekspozimet specifike dhe gjithnjë në ndryshim ndaj rreziqeve me të cilat përballemi çdo ditë. Forca që na japin klientët është baza në të cilen ndërtojmë vlerat, dhe produktet specifike. Ne i ndihmojmë klientët që të përmbushin nevojat e sotshme dhe ëndërrat e së ardhmes.

Misioni i kompanisë tonë  është që të ofrojmë produkte dhe shërbim cilësore klientët tanë. Ne kemi staf të talentuar, energjik dhe të motivuar për të ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme për produktet tona.Fuqisë tonë financiare i kanë dhënë vlerë klientët, punonjësit dhe investitorët tanë.

SIGURIMI SHËNDETSORË
Produkti shëndetsorë siguron njerëzit që të marrin shërbime më të shpejt dhe më cilësore sa i përket problemeve shëndetsore. Ky produkt të cilin Kosova e Re e ka dizanjuar për tregun e Kosovës , është paraqitur në tre Plane kryesore siç janë:

 

  • Plani EKO
  • Plani BAZIK
  • Plani STANDARD

 

Sigurimi i shëndetit mund të ofrohet si paket familjare dhe grupore ,varësisht nga kërkesa e klientit. Ofron mbulimin e plotë të shpenzimeve spitalore në rast shtrimi në spital apo të shpenzimeve ambulatore e diagnostifikuese për sëmundje apo ngjarje aksidentale, si dhe shpenzimet për blerjen e ilaçeve të rekomanduara nga mjeku sipas listave të përfitimeve. Për shërbimet e klientëve kemi rrjetin e klinikave në shërbim 24h.
Kartela Shëndetsore
Çdo person i siguruar do të pajiset me Kart personale të Sigurimit të cilën KOSOVA E RE do t’ia vej në dispozicion pas nënshkrimit të Policës së Sigurimit. Karta e Sigurimit ka për qëllim të lehtësojë dhe përshpejtojë procedurat e marrjes së shërbimeve mjeksore dhe gjithashtu ndihmon institucionin mjeksor për të kontaktuar me KOSOVA E RE, në mënyrë që të konfirmohen limitet e mbulimit dhe të merret përsipër (garantohet) pagesa e faturave mjeksore. Karta e Sigurimit përmban fotografinë e personit të siguruar, për të shmangur përdorimin e saj nga persona që nuk janë të siguruar.
Karta e Sigurimit duhet të mbahet gjithmonë me vete dhe të përdoret në çdo moment që:

  • kontaktoni me KOSOVA E RE apo
  • kontaktoni një qendër mjeksore për marrjen e një shërbimi shëndetsor.Kartela e Klientit per sigurimet shentetesore