ÇKA JU NEVOJITET TË DINI PËR SIGURIMET E GARANCIONEVE?

Autoritetet kontraktuese në institucionet shtetërore gjithmonë kur shpallin tenderë me vlera të konsiderueshme,kërkojnë nga ofertuesit që të kompletojnë dokumentacionin e kërkuar. Pjesë e dokumentacionit që kërkohet është edhe sigurimi i ofertës dhe pas shpalljes së fituesit kërkohet sigurimi i ekzekutimit të kontratës.

Me sigurimin e ofertës apo ekzekutimit të kontratës apo garancioneve tjera të kërkuara nga autoriteti kontraktues, K.S. ‘’Kosova e Re’’ me prime shumë të vogla garanton për biznesin tuaj.

PËR SHEMBULL:

  • Autoriteti kontraktues kërkon që ju të garantoni shumën prej 10,000€ për një vit dhe ju në vend se të bllokoni mjetet tuaja në bankë, apo të paguani shuma marramendëse për këtë, K.S. ‘’Kosova e Re’’ ju mundëson të blini policën e sigurimit të tenderit duke paguar shuma të vogla dhe ti shfrytëzoni mjetet tuaja për kryerjen e punëve të kontraktuara. .
LLOJET E SIGURIMEVE TË GARANCIONEVE
  • Sigurimi i garancionit të ofertës;
  • Sigurimi i garancionit të përmbushjes së kontratës;
  • Sigurimi i garancionit të kualitetit të punimeve;
  • Sigurimi i garancioneve të licensave dhe lejeve të ndërtimit;
  • Sigurimi i garancionit të avancit;
  • Sigurimi i garancioneve doganore etj.

Pronarët e bizneseve që kanë interesim të marrin pjesë në tenderët e hapura dhe kryerjen e punëve nga institucionet shtetërore ju nevojitet, që për këtë të bllokojnë mjetet e tyre në bankë dhe të paguajnë prime shtesë për periudha që mund të jenë disa vjeçare.

Sigurimet e garancioneve që ofron K.S. ‘’Kosova e Re’’ ju mundëson që të mos bllokoni mjetet tuaja monetare në bankë, në mënyrë që t’ua lehtsojmë kryerjen e punëve të kontraktuara.K.S. ‘’Kosova e Re’’ ka thjeshtuar procedurat e blerjes së policës për të lehtësuar aplikimin tuaj.