SIGURIMI I AKSIDENTIT PERSONAL

Në sigurimin e personave nga aksidenti personal, përfshihen sigurimet vullnetare gjatë kryerjes së punës në orar të rregullt dhe jashtë tij. Me aksident nënkuptojmë çfarëdo llojë të fatkeqësisë e cila mund të shkaktohet befas dhe pavarësisht nga dëshira e të siguruarit, me ç’rast si pasojë mund të jetë: vdekja e të siguruarit, invaliditeti i plotë apo i pjesërishëm, paaftësia e përkohëshme për punë apo keqësimi i shëndetit gjë që kërkon ndihmë mjekësore.

Pronarët e bizneseve duhet të jenë të vetëdijshëm që një aksident në punë mund t’i lëndoj një ose më shumë punëtor prej lëndimeve të vogla e deri në vdekje. Por me sigurimin nga aksidenti personal ju keni siguruar mbështetje dhe ndihmë financiare për të mjekuar lëndimet e ndodhura apo për të ndihmuar familjen me shuma të konsiderueshme parash në rast të vdekjes apo invaliditetit.

Rreziqet që mbulohen nga sigurimi i Aksidentit Personal:

  • Vdekja aksidentale (fatkeqësia);
  • Humbja e përhershme e aftësisë për punë(invaliditeti);
  • Humbja e përkohshme e aftësisë për punë(invaliditeti i përkohshëm);
  • Paaftësia kalimtare për punë (kompensimi ditor);
  • Dëmtimi i shëndetit që kërkon trajtim mjekësor (shpenzimet e mjekimit);

Kontraktues i sigurimit mund të jetë çdo person juridik apo fizik, i cili ka aftësi punuese dhe interes për të kontraktuar sigurim.