ÇKA JU NEVOJITET TË DINI PËR SIGURIMIN E SHËNDETIT NË UDHËTIM?

Sigurimi i shëndetit në udhëtim mund të ju mbrojë nga aksidenti dhe përkeqësimi i gjendjes shëndetësore gjatë udhëtimeve tuaja jashtë vendit. Po ashtu kur ju aplikoni në ndonjë ambasadë për të marrë vizë, ju duhet patjetër të blini policën e sigurimit të shëndetit në udhëtim për shtetin apo zonën që ju do të vizitoni. Në rast se ambasada ju refuzon vizën atëherë K.S. “Kosova e Re” do të ju kthej paratë e paguara për policë sipas kushteve të aplikueshme.

 

Pronarët e bizneseve apo individët që bëjnë udhëtime jashtë vendit janë të vetëdijshëm që gjatë udhëtimit-qëndrimit jashtë shtetit mund të pësojnë aksidente, sëmundje apo mund të kenë lëndimeve të vogla e deri tek lëndimet që qojnë në vdekje. Të gjitha këto mund të kenë kosto shumë të madhe dhe ndonjëherë të papërballueshme. Por me sigurimin e shëndetit në udhëtim ju keni siguruar mbështetje dhe ndihmë financiare për të mjekuar lëndimet, sëmundjet e ndodhura apo për të riatdhesuar trupin në rast të vdekjes. K.S. “Kosova e Re” në bashkëpunim ndërkombëtar me “Smile Assistance” ka të shtruar rrjetin e asistencës mjekësore në tërë botën ku ju mund të merrni shërbimet sipas përfitimeve në policën tuaj. Me prezantimin e policës tuaj tek kryesi i shërbimeve dhe po ashtu mund të kontaktoni në numrat e shënuar në policë për të ju ndihmuar dhe këshilluar.

PAKOT DHE MBULIMET