| Webmail
Facebook | LinkedIn

Sigurimi i autopërgjegjësisë ndaj palës së tretë TPL

Për ta mbrojtur interesin ekonomik personal, pronarët, gjegjësisht shfrytëzuesit e autorizuar të mjeteve motorike, janë të obliguar me ligj që të lidhin kontratë për sigurimin nga autopërgjegjësia, për dëmin që mund t’ia shkaktojnë palës së tretë, gjatë shfrytëzimit të mjetit motorik.

Nëse keni lidhur kontratë me KS “Kosova e Re”, ne do ta paguajmë dëmin që i është shkaktuar palës së tretë, nëse deri ke fatkeqësia ka ardhur me fajin tuaj.

PALË E TRETË është secili person, PËRVEÇ vozitësit, pronarit, bashkëpronarit dhe shfrytëzuesit të autorizuar të mjetit motorik.

NUK ËSHTË PALË E TRETË:

a. Shoferi, përgjegjës për dëmin,
b. Personi i cili vjen deri te automjeti në mënyrë kundërligjore dhe dëmtohet duke shfrytëzuar automjetin.
c. Pronari, bashkëpronari dhe shfrytëzuesit e tjerë të regjistruar të një automjeti, në rast të dëmit të shkaktuar në pasurinë e tyre.

Të drejtë në kompenzim të dëmit kanë të gjithë personat tjerë që gjenden në automjetin që ka shkaktuar dëmin dhe të gjithë personat të cilët gjenden në automjetin tjetër që ka marrë pjesë në fatkeqësinë e komunikacionit

 

Kalkulatori për TPL

Zgjedhni llojin e makines:
Zgjedhni Kategorine:
Çmimi pa TVSH TVSH Çmimi total