| Webmail
Facebook | LinkedIn

Sigurimi i aksidentit personal

Në sigurimin e personave nga aksidenti personal, përfshihen sigurimet vullnetare gjatw kryerjes së profesionit të rregullt dhe jashtë tij si dhe sigurimet e veçanta.

Me aksident nënkuptojmë çfarëdo qofë lloji të fatkeqësisë e cila mund të shkaktohet befas dhe pavarësisht nga dëshira e të siguruarit, duke vepruar kryesisht nga jashtë dhe direkt në trupin e të siguruarit me ç'rast si pasojë mund të jetë: vdekja e të siguruarit, invaliditeti i plotë apo i pjesërishëm, paaftësia e përkohëshme për punë apo keqësimi i shëndetit gjë që kërkon ndihmë mjekësore.

I siguruari, me regull, mund të jetë vetëm personi prej moshës 14 deri në atë 75 vjeçare. personat më të rinj se mosha 14 apo më të vjetër se ajo 75 vjeçare, mund të sigurohen vetëm me kushte të veçanta apo plotësuese.

Kontraktues i sigurimit mund të jetë çdo person juridik apo fizik, i cili ka aftësi punuese dhe interes për të kontraktuar sigurim.

Llojet e Sigurimit të personave nga aksidenti personal:

sigurimi individual

- Sigurimi kolektiv ( me klikimin në sigurimin kolektiv do të shfaqen):

- Sigurimi i anëtarëve të familjes,

- Sigurimi i fëmijëve në çerdhe dhe foshnjore,

- Sigurimi i nxënësve dhe studentëve,

- Sigurimi i sportistëve,

- Sigurimi i musafirëve, vizitorëve dhe turistëve,

- Sigurimi i zjarrfikësve,

- Sigurimi i gjuetarëve dhe peshkatarëve,

- Sigurimi i personelit të aviacionit

- Sigurimi i anëtarëve të Shoqërive Kulturore Artistike