Kompania e sigurimeve “Kosova e Re” është trashëgimtare e shtëpise më të vjetër të sigurimve “Kosova” dhe si e tillë është më e madhja, me shtrirje më të gjërë në tërë territorin gjeografik të Kosovës dhe me të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë në të gjitha llojet e sigurimeve.
Kompania e Sigurimeve “Kosova”, në tregun e sigurimeve në Kosovë ka qenë e pranishme që nga viti 1974. Nga ky vit, në përputhje me ridefinimin e statusit të saj, u themelua si Bashkësi e sigurimit të Pasurisë dhe Personave me emrin “Kosova”. Që nga viti 1990 ka punuar si shoqëri aksionare.
Në harmoni me bazat e transformimit të pronësisë, Kuvendi i aksionarëve vendosi ta riorganizojë në Kompani të Sigurimeve “Kosova”, me status të shoqërisë aksionare, duke miratuar aktet themelore si dhe duke emëruar Këshillin Drejtues, Këshillin mbikqyrës dhe Drejtorin e përgjithshëm të Kompanisë.
Në aplikim të Rregullores nr. 2001/25 nga BPK-ja, Kompania u transformua në Shoqëri aksionare me përgjegjësi të kufizuara dhe me dt. 25. 04. 2002 u promovua me licencë të përhershme për veprimtari të sigurimeve të përgjithshme nr. 007 si Kompania e sigurimeve “Kosova e Re” në të cilën u bartën tradita dhe profesionalizmi i të punësuarëve të saj, duke raujtur në këtë mënyrë kontinuitetin profesional, angazhimin dhe kujdesin maksimal ndaj klientëve të saj, gjë që është garanci e madhe se edhe në të ardhmen do të jetë e suksesshme sikurse dekada me radhë
“Kosova e Re” po e vazhdon traditën duke qenë njëra nga shtëpitë më të respektuara në fushën e sigurimeve dhe me imazhin e ruajtur te klientët dhe qytetarët e Kosovës, si një partner dhe sigurues i denjë