Sigurimi i pasurisë (pronës)

Sigurimi nga zjarri dhe rresiqe të tjera

Ky sigurim është sigurim vullnetar dhe bëhet me dëshirë të të siguruarit.
Çka mund të sigurohet me kët lloj sigurimi ?
Prona
•  personale dhe kolektive,
•  e paluajtur dhe e luajtur.
Të gjitha llojet e objekteve ndërtimore të cilat janë në shfrytëzim;
Të gjitha pajisjet;
• Instalimet e montuara,
• Pajisjet e montuara (ashensori, ngrohja qendrore,cisterna me karburante,bojlerët,instalimet e klimatizimit, hidroforet etj.)
•  Pajisjet (linjat teknologjike prodhuese),
• Gjërat e luajtshme:lënda e parë,gjysëm prodhuese, prodhimet finale, mallrat e gatshme të cilat gjinden në objektin ndërtimor,
• Gjërat dhe mjetet e punëtorëve që kryejnë shërbime në vendet e punës,
• Paratë dhe letrat me vlerë.
Të siguruara janë ato gjëra që janë të shënuara në policë të sigurimit.
Nga cilat rreziqe mund të sigurohen ?
Me sigurim ofrohet mbrojtja siguruese nga rreziqet të cilat i zgjedhë i siguruari dhe janë të shenuara në policë :
•  Zjarri,
•  goditja e rrufesë,
•  eksplodimi,
•  stuhia,
•  breshri,
•  goditja e mjetit motorik,
•  rënia e fluturakes ajrore,
•  manifestimi dhe demonstrata,
•  vërshimi dhe rrëkeja,
•  rëshqitja e tokës dhe shembja,
•  ulja e tokës,
•  ortiqet e borës,
•  rrjedhja e lëngut (lekazhin),
•  derdhja e ujit nga gypat e instalimeve,
•  vetëndezja e rezervave,
•  përgjegjësia ndaj palës së tretë,
•  termeti,
•  vjedhja me thyerje dhe
•  thyerja e xhamave.
Kur ndodhë rasti i siguruar me sigurim janë të mbuluara:
•  Dëmet nga shkatërrimi ose dëmtimi i gjërave të siguruara, të shkaktuara me rastin e shpërthimit (rrëzimit, nxjerrjes përjashta, dhënies së ndihmës e të tjera)
•  Dëmet për shkak të zhdukjes së gjërave të siguruara kur ndodhë rasti i siguruar,
•  Shpenzimet e bëra për zvoglimin dhe menjanimin e dëmit.