Autoritetet kontraktuese në institucionet shtetërore gjithmonë kur shpallin tenderë me vlera të konsiderueshme,kërkojnë nga ofertuesit që të kompletojnë dokumentacionin e kërkuar. Pjesë e dokumentacionit që kërkohet është edhe sigurimi i ofertës dhe pas shpalljes së fituesit kërkohet sigurimi i ekzekutimit të kontratës.
Me sigurimin e ofertës apo ekzekutimit të kontratës apo garancioneve tjera të kërkuara nga autoriteti kontraktues, K.S. ‘’Kosova e Re’’ me prime shumë të vogla garanton për biznesin tuaj.
PËR SHEMBULL:
- Autoriteti kontraktues kërkon që ju të garantoni shumën prej 10,000€ për një vit dhe ju në vend se të bllokoni mjetet tuaja në bankë, apo të paguani shuma marramendëse për këtë, K.S. ‘’Kosova e Re’’ ju mundëson të blini policën e sigurimit të tenderit duke paguar shuma të vogla dhe ti shfrytëzoni mjetet tuaja për kryerjen e punëve të kontraktuara. .